Totti tregohet i shpejtë, gati për tu bërë drejtor sportiv te…

Francesco Totti është larguar nga Roma pas 30 viteve në Olimpico.

Totti u largua nga Roma pas 30-të vitesh, pasiqë kishte mosmarrëveshje me kryesinë.

Totti në pres konferencën për shtyp shpjegoi arsyen e largimit.

“Në tetë vitet e fundit, që kur amerikanët morrën drejtimin e klubit, janë munduar gjatë tërë kohës për të na larguar neve romakëve. Nuk ka ndonjë arsye për të qëndruar në klub.”

“Në klub nuk pyetesha për asgjë. Jam munduar ta ndihmoj klubin, por ishte vetëm humbje kohe. Për këtë shkak kam vendosur që të largohem, por Roma për mua mbetet gjithmonë shtëpia ime”, deklaroi Totti para disa ditëve.

Mirëpo Totti tani për herë të parë mund të bëhet pjesë e ndonjë tjetër klubi. Dy klube kanë kontaktuar Tottin dhe bëhet fjalë për Fiorentinën dhe Samdorian.

Si Fiorentina ashtu edhe Sampdoria i kanë ofruar Tottit punë si drejtor sportiv dhe mbetet ta shohim vendimin e legjendës së Romës.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here