Agjenti i yllit të Tottenham nuk e përjashton mundësinë e transferimit te Interi!

Orë të nxehta për merkaton e Inter-it. Përveç negociatave të avancuara, në ditët e fundit po vlerësohen hipoteza të tjera, që deri tani kishin qëndruar në hije. 

Një nga këto hipoteza është edhe ajo që ka të bëjë me sulmuesin e Tottenham, Fernando Llorente, kontrata e të cilit me “Spurs” skadon në fundin e qershorit.

“Passioneinter.com” ka kontaktuar vëllanë menaxher të futbollistit, Jesus Llorente, i cili ka mohuar të ketë pasur kontakte me zikaltrit: “Nuk kemi folur me Marotta-n dhe asnjë tjetër të Inter-it”, ka thënë ai.

Gjithsesi, ai ka shtuar: “Nëse do të na telefonojë Marotta ose Conte, nuk do të kishim asnjë dyshim: do të shkonim në Milano”. Topin tani i kalon zikaltërve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here