Barcelona i vendos çmimin Dembeles, pritet reagimi i Liverpoolit

Ousmane Dembele është njëri nga lojtarët që mund të largohet nga Barcelona këtë verë.

Që nga transferimi i tij në Camp Nou, francezi nuk ka gjetur formën e tij më të mirë dhe me ardhjen e Neymar vështirë se do të ketë hapsira në skuadër për të.

Ditëve të fundit interesim për Dembelen ka shfaqur Liverpooli dhe Katalanasit janë të gatshëm ta shesin atë, por me një kusht.

Barcelona i ka vendosur Dembeles çmimin prej 110 miliona eurove dhe nuk do të pranojnë asnjë ofertë më të ulët.

Mbetet ta shohim reagimin e Liverpoolit ditëve në vijim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here