Hysaj përfundon në radarin e gjigantit anglez

United do tentojë transferimin e një mbrojtësi të djathtë këtë verë, pas largimit të Antonio Valencias dhe moshës së Ashley Young.

Gianluca Di Marzio pretendon se ‘Djajtë e Kuq’ po shqyrtojnë mundësinë e sjelljes së Hysaj në ‘Old Trafford’.

Mbrojtësi shqiptar ishte një nga emrat e parë në skuadrën e Napolit sa ishte Maurizio Sarri trajner, por ai u detyrua të bënte rotacion me Kevin Malcuit sezonin e kaluar.

Nëse ndodh një transferim i tillë, skuadra e Ancelottit mund ta kthejë interesimin te ylli i Tottenham, Kieran Tripper.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here