Icardi takohet me drejtuesit e Juventusit, zbulohen detajet nga takimi!

Mauro Icardi dhe gruaja e tij  Wanda Nara, kanë qenë të qartë se duan që sulmuesi të vazhdojë me Interin.  

Por ardhja e Antonio Contes në krye të Interit ka bërë që Icardi të mbetet jashtë planeve të klubit dhe për këtë po kërkohet një formulë për largimin e tij.

Aktualisht Icardi dhe Wanda ndodhen në Japoni për pushime, por para se të nisen ata kanë qëndruar në Torino, ku janë takuar me drejtuesit e Juventusit, shkruan “Corriere della Sera” .

Juventusi ia ka bërë të ditur Icardit që nuk konsideron një shkëmbimin me Paulo Dybala, por Zonja e Vjetër kërkon të blejë me para argjentinasin.

Madje ata kanë treguar se nuk do të ofrojnë më shumë se 65 milionë euro.

Në anën tjetër Interit i duhen ende paratë, pasi që po kërkon ta blejë Romelu Lukaku, që çmimi i tij mbetet jashtëzakonisht i madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here