Interi ka marrëveshje me katër yje, zbulohen emrat

Sulmuesi i Manchester United Romelu Lukaku ka pranuar t’i bashkohet Interit, por zikaltrit duhet të arrijnë marrëveshjen me Djajtë për transferimin e tij.

Sulmuesi belg nuk është i vetmi që po pret dritën jeshile për t’iu bashkuar klubit të Serie A.

Sipas Corriere dello Sport, ka edhe tre lojtarë të tjerë që janë gati të shkojnë në San Siro.

I pari është Nicolo Barella, i cili do vetëm zikaltrit, por Cagliari nuk kërkon ta shesë pa 40 milionë euro. Negociatat mes dy klubeve po vazhdojnë.

Dy të tjerët janë Edin Dzeko i Roma-s dhe Lazaro i Schalke 04. Ata kanë gjetur akordin ekonomik dhe po presin marrëveshjen e klubeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here