Tare nuk ndalet, kërkon talentin gjerman

Skuadra e Lacios me në krye drejtorin sportiv Igli Tare ka shfaqur interes për sulmuesin e Fraiburgut dhe të kombëtares gjermane, Luka Valdshmid.

tare

Lojtari që shënoi edhe në fitoren e Gjermanisë në Europianin e U21 ndaj Danimarkës shihet si një alternativë për sulmin e lacialëve në sezonin e ardhshëm. Valdshmid ka shënuar 9 gola për Fraiburgun në kampionatin gjerman.

Një shifër e mirë kjo, duke parë edhe moshën e re që ka. 23-vjeçari erdhi për 2.5 milionë euro nga Hamburgu në 2018 dhe tani vlerësohet diku te 12 milionë euro. Edhe pse Lacio duhet të paguajë diçka më shumë për të arritur te gjermani që kërkohet edhe nga skuadra të tjera në Gjermani dhe jashtë saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here