Zyrtare: Luis Enrique tërhiqet nga posti i trajnerit të Spanjës për shkaqe personale

Luis Enrique ka vendosur që të tërhiqet nga posti i trajnerit të Spanjës për shkaqe personale pas 10-të ndeshjeve.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Spanjës ditën e sotme.

Ky vendim ka ardhur pas tri ndeshjeve mungesë të Enriques me Spanjën.

Enrique ka braktisur përfaqësuesen e Spanjës pas 10-të ndeshjeve, në të cilat kishte shënuar 8 fitore dhe 2 humbje.

Edhe pse për disa muaj nuk është aktiv, Enrique raportohet se po shqyrton mundësinë e vazhdimit të karrierës në Premier League te Chelsea.

Vendin e Enriques e ka zënë asistenti i tij, Roberto Moreno. Moreno edhe pse pa eksperiencë ka arritur që ta udhëheq Spanjën pa probleme, pasiqë në grupin F, La Roja renditet në vendin e parë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here