Edhe një gjeni si Messi nuk mund të bëjë asgjë i vetëm (FOTO)

Lionel Messi ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve dhe dhjetë tituj në La Liga në 16 vite karrier me Barcelonën, por me përfaqësuesen e Argjentinës nuk ka arritur ende të fitojë asgjë.

Kritikat më të mëdha për Messin është fakti se ai nuk e ka fituar asnjë trofe me Argjentinën.

Messi ka shënuar 68 gola në 132 ndeshje që nga debutimi i tij në vitin 2005 ndaj Hungarisë, por nuk ka arritur ta sjellë asnjë trofe në Argjentinë.

A është Messi fajtor për rezultatet e dobëta të Argjentinës?

Natën e mbrëmshme Argjentina barazoi ndaj Paraguait dhe rrezikon të eleminohet nga Kupa e Amerikës që në fazën e grupeve.

Ashtu si me Kolumbinë edhe ndaj Paraguait, Messi ishte tërësisht i vetëm dhe i papërkrahur nga bashkëlojtarët e tij.

Gjatë një momenti të ndeshjes, Messi ishte i vetëm përballë 8 lojtarëve të Paraguait dhe asnjë bashkëlojtarë përreth tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here