Maldini mysafir te Perez: Dy madrilen në shënjestrën e Milanit!

Drejtorët e Milanit, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban sot pritet të zbarkojnë në Madrid për tu takuar me presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez.

Milani dhe Reali njihen për marrëdhënie të mira dhe kryesia e Milanit është ftuar për darkë nga Perez në Madrid.

Mediat italiane raportojnë se në takimin e sontëm palët do të bisedojnë rreth disa lojtarëve.

Mbretërit pritet të bëjnë ndryshime të mëdha në skuadër këtë sezon dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani. Sky Italia, shkruan se tema kryesore e takimit do të jetë Dani Ceballos.

Ceballos pritet të largohet nga Reali, ndërsa përveç tij, Milani ka shfaqur interesim edhe për Mateo Kovacic.

Mbetet ta shohim se a do të ketë ndonjë transferim në relacionin Madrid-Milano, pas takimit të sontëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here