Messi flet pas dështimit: Do ishte e çmendur nëse eliminohemi

Ekipi i Lionel Scalonit tashmë po përballet me mundësinë e mirë të eliminimit qysh në fazën e grupeve, pas barazimit 1-1- ndaj Paraguajit.

Edhe një fitore ndaj Katarit të dielën nuk mund të jetë e mjaftueshme për Argjentinën, por Messi tha se ka mjaft besim në ekipin e tij.

“Unë e shoh ekipin të bindur se do të fitojmë ndeshjen e ardhshme”, u tha ai gazetarëve.

”Do të ishte e çmendur nëse nuk mund të kualifikohemi nga faza e grupit, kur në thelb tre [skuadra] kalojnë nga secili grup. Nuk kam asnjë dyshim se do ta bëjmë”, potencoi 31-vjeçari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here