Cancelo bën gati valixhet, Sarri ka piketuar pasuesin e tij

Joao Cancelo pritet të largohet nga Juventusi me ardhjen e Maurizio Sarrit.

Gazzetta dello Sport, raporton se portugezi pritet të transferohet te Manchester City për 60 milionë euro.

Cancelo do të largohet nga Juventusi pas  vetëm një sezoni në Torino, ndërsa Sarri pasuesin e tij e ka gjetur në Premier League.

Siç shkruan Corriere dello Sport, pasuesi i Cancelos nuk do të jetë Elseid Hysaj, por Kieran Trippier.

Klubet pritet t’i fillojnë bisedimet ditëve në vijim ndërsa Trippier pritet t’i kushtojë Juventusit 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here