Maldini dhe Boban zbarkojnë në Londër, superlajm për fansat e Milanit (FOTO)

Milani i ri është duke marrë formë dhe pas blerjes së Krunic nga Empoli dhe zyrtarizimit të Giampaolos në stol, tashmë mbetet që të zyrtarizohet edhe drejtori sportiv, Massara, teksa ka ndodhur e njëjta gjë me dyshen Maldini-Boban kohë më parë.

Ivan Gazidis, sakaq, bashkë me Zvonimir Boban, ditën e sotme në mëngjes është nisur drejt Anglisë, destinacioni Londër. Sipas “Sportmediaset” kjo nuk ka të bëjë me objektiv merkato pikërisht në këtë qytet, edhe pse Londra njihet botërisht si kryqëzimi i tratativave.

Motivi lidhet me takimin me Gordon Singer, të birin e Paul Singer, pronarët e fondit Elliott që zotëron Milanin. Boban dhe Gazidis do t’i shpjegojnë “bosit” të Milanit se buxheti për merkaton duhet rritur dhe nuk mjaftojnë 80 mln euro, por duhen 100 mln euro

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here