‘Ronaldo i ri’: Shikojeni se çfarë bën Joao Felix në stërvitje (VIDEO)

Mesfushori i ri portugez, Joao Felix ka bërë një driblim të jashtëzakonshëm karshi portierit të skuadrës së tij, Benficas.

Felix është njëri nga emrat më të lakuar në afatin kalimtar veror, ku shumë skuadra të mëdha evropiane duan shërbimet e tij.

Manchester City, Manchester Unitedi, Juventusi dhe Real Madridi janë skuadrat që ishin gati të paguajnë shifra të mëdha për adoleshentin portugez.

Megjithatë, Atletico Madridi mendohet se ka fituar garën për Joao Felixin dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij në Wanda Metropolitano.

Se Felix është një lojtar më të ardhme të madhe e tregon edhe video e fundit që po bënë gjiron e botës.

Fantazisti portugez shihet teksa e bënë një driblim të jashtëzakonshëm ndaj portierit të skuadrës së tij, Benficës, në stërvitjet e klubit portugez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here