Zbulohen lojtarët që Milan ia kërkojë Realit në takimin e ‘fshehtë’

Drejtorët e rinj të Milanit, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban kanë udhëtuar në Madrid, për t’u takuar me drejtues të Real Madridit, rreth negocimit për disa futbollistë.

Edhe pse nuk ka ndonjë raportim nga palët rreth këtij takimi, mediet kanë arritur të zbulojnë edhe qëllimin e tij.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Milan kanë pyetur rreth Marco Asensio dhe ish mesfushorit të Interit, Mateo Kovacic.

Në anën tjetër, ‘Gazzetta dello Sport’ raporton se Maldini dhe Boban kanë pyetur për mundësinë e transferimit të talentit norvegjez, Martin Odegaard, i cili vlerësohet rreth 30 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here