Zyrtare: Frederic Massara drejtori i ri sportiv i Milanit!

Milani ka zyrtarizuar sot edhe drejtorin sportiv të klubit, Frederic Massara, edhe pse ky i fundit kishte kohë që punonte me Maldinin dhe Boban.

Kështu, mbyllet rrethi dhe organigrama e klubit kuqezi plotësohet (drejtues dhe trajner).

Massara, i lindur në Torino më 11 nëntor 1968, ka luajtur 221 ndeshje mes Serie A dhe Serie B me 25 gola të shënuar. Pasi e mbyll karrierën si futbollist, kalon në atë si zëvendës trajner për të vazhduar si bashkëpunëtor, drejtues, me Palermo dhe Roma, përpara se të marrë “patentën” si drejtor sportiv në maj të vitit 2011 me vlerësimin e çmuar 110/110.

 

Ka mbuluar rolin e drejtorit sportiv te roma në 2016, përpara se të niste aktivitetin e ri, në gusht 2017 deri në mars 2018 në zonën teknike të Jiangsu Suning, bashkë me Walter Sabatinin, një ndër drejtuesit më të përgatitur italianë (bashkë e kanë nisur rrugëtimin te Palermo dhe Roma).

Në qershor 2018 është kthyer te Roma si koordinator teknik, për të qenë sërish drejtor sportiv. Massara ka bagazhin dhe eksperiencën e duhur.

“Jemi të lumtur që të presim Frederic në skuadrën tonë të punës – deklaroi drejtori i zhvillimit strategjik Paolo Maldini – “Falë përgatitjes së tij, seriozitetit dhe profesionalizmit do të jetë një vlerë e shtuar e Milanit dhe funksional për strategjitë e rritjes”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here