Conte vendos përfundimisht për të ardhmen e Nainggolan

Interi i ka hequr dyshimet në lidhje me të ardhmen e Radja Nainggolanit, pasi nuk dëshiron ta shesë në këtë afat kalimtar.

Antonio Conte u ka kërkuar Nerazzurëve që mos ta shesin mesfushorin belg në këtë verë, gjersa e sheh si pjesë të planeve të tij.

Calciomercato raporton se skuadra italiane po mendonte që ta shiste 31-vjeçarin, mirëpo me ardhjen e ish-trajnerit të Chelseat, gjerat kanë ndryshuar.

Interi thuhet se është shumë afër ta transferojë Nicolo Barellan dhe Stefano Sensi, mirëpo fillimisht duhet ta qartësojë të ardhmen e mesfushorëve, si Roberto Gagliardini, Matias Vecino, Marcelo Brozovic, Borja Valero dhe Joao Mario.

Nainggolan u transferua në verën e kaluar në Giuseppe Meazza nga Roma, si pjesë e marrëveshjes me Nicolo Zaniolon dhe Davide Santon.

Por, belgu është duke hasur në vështirësi që të ambientohet në skuadrën e Nerazzurëve, edhe pse kaloi një sezon te Interi, derisa ishte kritikuar për jetën e natës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here