DERBI I DEMOLIMIT: Milan dhe Inter arrijnë marrëveshje për stadiumin e ri, zbulohen detajet

Milan dhe Inter kanë arritur marrëveshje për ndërtimin e stadiumit të ri. San Siro do të shkojë në histori.

Gjigantët italian do të ndërtojnë sëbashku stadiumin e ri, projekt ky i vlefshëm prej 700 miliona eurove dhe që pritet të përfundojë në vitin 2022.

Football-Italia.com, shkruan se dy klubet kanë rënë dakord që të ndërtojnë stadium të ri, në vend se ta rinovojnë San Siron.

Stadiumi i ri do të ndërtohet pranë San Siros dhe do të ketë një kapacitet prej 60.000 vendeve.

Milani ka luajtur në San Siro nga viti 1927, ndërsa nga viti 1947 ka filluar të luajë edhe Interi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here