Eksod te Roma: Ylli i skuadrës dëshiron që t’i bashkohet Dzekos te Interi

Roma mund të humbasë dy yje këtë verë, pasiqë edhe Alessandro Florenzi ka shprehur dëshirën për tu transferuar te Interi sëbashku me Edin Dzekon.

Florenzi ka qenë njëri nga lojtarët kyç te Roma sezonet e fundit dhe disa herë ka luajtur edhe si kapiten i romakëve. Ai pritet që ta marrë shiritin e kapitenit, pas largimit të De Rossit.

Mirëpo Tuttosport, shkruan se Florenzi dëshiron largimin nga Olimpico dhe transferimin te Interi sëbashku me Dzekon. Nga Roma pritet të largohet edhe Kostas Manolas, i cili raportohet se ka arritur marrëveshje  me Napolin.

Roma është e gatshme ta lirojë Florenzin për shifrën e 30 miliona eurove, shifër kjo aspak problematike për Neroaxurët.

Interi pritet të ofrojë para dhe një lojtarë për transferimin e Dzekos në Meazza, mirëpo duket se Neroaxurët do ta rrëmbejnë edhe një tjetër yll nga Roma.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here