Eto këshillon yllin e Liverpoolit: Transferohu te Barcelona për tu bërë më i miri

Samuel Eto’o ka nxitur Mohamed Salah të shkojë te Barcelona për t’u bërë lojtari më i mirë në botë. 

Sulmuesi i Liverpool ka udhëhequr ekipin e tij drejt triumfit në Champions League në Madrid dhe Eto’o beson se 27-vjeçari duhet të rikthehet në Spanjë.

“Barcelona do të ishte ekipi ideal për të. Real më dha mundësinë të largohesha nga Afrika, por e di se Barcelona do të ishte skuadra që do t’i përshtatej më shumë.

Mo i ka të gjitha aftësitë për të qenë lojtari më i mirë në botë. Nëse ka mundësinë të luajë në kampionatin më të mirë në botë, i cili është ai spanjoll, ai duhet të shkojë te Barcelona.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here