Mercedes nuk ka të ndalur, Hamilton fiton edhe në Francë

Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Francës dhe ka marrë suksesin e tij të gjashtë në tetë garat e zhvilluara në këtë kampionat të Formula 1.

Në vendin e dytë është renditur shoku i tij skuadrës, Valtteri Bottas, i cili ka fituar dy garat e tjera të zhvilluara në këtë kampionat, duke konfirmuar kështu dominimin total të Mercedes në këtë sezon.

Zhgënjen përsëri Ferrari, që duhet të ngushëllohet me vendin e tretë të marrë nga Leclerc, ndërsa Vettel e ka mbyllur në vendin e pestë.

Hamilton kryeson renditjen e pilotëve me 187 pikë, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Bottas, me 151 pikë dhe Sebastian Vettel me 111 pikë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here