Neres komenton zërat që e lidhin me Interin

Pas një sezoni fantastik në Ligën e Kampionëve, e gjithë skuadra e Ajax është në shënjestrën e gjigantëve europian.

Njëri nga lojtarët e shumëkërkuar këtë merkato është edhe David Neres.

Interesim për Neres kanë shfaqur Everton dhe Inter kohëve të fundit.

Pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Perus në Kupën e Amerikës, Neres ka komentuar zërat për transferimin e tij te Interi.

“Inter? Nuk di asgjë për momentin. Jam i fokusuar vetëm për Kupën e Amerikës dhe pas përfundimit do të mendoj për të ardhmen time”, ka thënë Neres.

Neres vështirë se do të qëndrojë te Ajaxi dhe sipas të gjitha gjasave sezonin e ardhshëm do ta shohim me ndonjë klub të ri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here