Punë e kryer: Maldini në Ibiza duke biseduar me yllin e Realit (FOTO)

Takimi i Paolo Maldinit me presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez është tema aktuale në mediat italiane ditëve të fundit.

Mediat italiane kanë raportuar se për cilët lojtarë është biseduar në takim dhe duket se e kanë pasur me të drejtë.

U raportua se Milani ka shfaqur interesim për Dani Ceballos dhe Theo Hernandez.

Sot El Chiringuito ka publikuar fotografi ku shihen Maldini dhe Hernandez duke biseduar në Ibiza të Spanjës.

Hernandez pritet të largohet nga Reali dhe klubi i tij i ri duket se do të jetë Milani.

Rosonerët dëshirojnë të përfitojnë nga situata në Madrid dhe kanë nisur sulmin për Hernandez.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here