Ylli i Realit lëshon bombën: Mbappe do të transferohet në Madrid (VIDEO)

Vinicius Junior ka lëshuar një deklaratë të fortë gjatë një interviste me median franceze “Telefoot”.

Sulmuesi i Real Madridit tha se shumë shpejt Kylian Mbappe do të jetë pjesë e skuadrës së tyre.

“E ardhmja e Mbappe është në Madrid, brenda pak kohësh ai do të vijë”, tha fillimisht braziliani.

Vinicius ndodhet ne Brazil me pushime, ndërsa intervista u zhvillua në shtëpinë e tij në Rio de Janeiro, teksa vijoi të flasë për të ardhmen e yllit francez.

“Sigurisht që e di se të gjithë tifozët e Real Madridit ëndërrojnë për Mbappen. Nuk e njoh personalisht, por flas me të në Instagram, kemi shkëmbyer mesazhe. E adhuroj atë, ka fituar shumë tituj dhe nëse vjen realisht tek ne do të ishte shumë mirë”,shtoi braziliani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here