Buffon para vendimit për të ardhmen, dy janë skuadrat që duan shërbimet e tij

Italiani ka vendosur që të largohet nga Paris Saint Germain, dhe nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë me kampionët e Ligue 1.

41 vjeçari është në kërkim të skuadrës së re, dhe deri më tani janë dy skuadra që kanë shfaqur interesim të madh për shërbimet e tij.

Leeds United dhe Porto janë dy skuadrat që sipas ‘Corriere della Sera’ do të nisin ofertat e tyre për italianin.

Porto dëshiron ta ketë portierin me shumë përvojë në radhët e veta, pasi nuk dihet nëse Casillas do të jetë i gatshëm të vazhdojë me paraqitjet e tij.

Leeds në anën tjetër po përgatitet maksimalisht që edicionin e ardhshëm ta sigurojë rikthimin në Premierligë, dhe me Buffon në portë, gjërat do të ishin më të lehta për ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here