Lampard në krye të stolit, kështu mund të rreshtohet Chelsea sezonin tjetër

Përkundër suksesit në Ligën e Evropës, Sarri vendosi të largohet në drejtim të Juventus, duke lënë ‘Blutë’ pa trajner.

Është ish mesfushori i skuadrës, Frank Lampard, ai që shihet si favoriti për të drejtuar londinezët në edicionin e ardhshëm, dhe sipas raportimeve të fundit nga Anglia, ai pritet të zyrtarizohet në 48 orët e ardhshme.

Pas një edicioni mjaft të mirë me Derby County, ku arriti të luante në fazën ‘Play Off’, Lampard shihet si mjaftueshëm i pjekur për të udhëhequr ‘Blutë’.

Por, si mund të rreshtohet Lampard me Chelsea? Sipas ‘The Sun’, në formacion nuk do të ketë vend për dyshen e preferuar të Sarri, Jorginho e Emerson.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell një version të mundshëm se si Chelsea mund të rreshtohet me Lampard.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here