‘San Siro’ drejt fundit, Inter e Milan bashkohen për ndërtimin e stadiumit të ri

Sipas raportimeve të fundit të ‘Gazzetta dello Sport’, Inter i është bashkuar përfundimisht skuadrës së Milan në projektin për stadiumin e ri të qytetit.

Stadiumi i ri planifikohet të përfundohet deri në vitin 2022, dhe do t’iu kushtojë skuadrave rreth 630 mijë funte.

Shtypi italian shpjegon se ‘San Siro’ origjinal do të rrënohet dhe të zëvendësohet me një stadium me 60 mijë ulëse, qindra metra më larg se origjinali.

Stadiumi do të përfshijë edhe një qendër tregtare, si dhe 5 mijë ulëse për koncerte dhe evente të ndryshme.

Inter dhe Milan janë dy skuadrat me pjesëmarrjen më të madhe të tifozëve në Itali, me 58,789 respektivisht 54,651 tifozë për sezonin 2018/2019.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here