E bujshme: Barcelona dhe Interi përgatiten për një shkëmbim spektakolarë

Barcelona dhe Interi pritet të bëjnë disa ndryshime në skuadrat e tyre këtë merkato.

Barcelona është duke konsideruar rikthimin e Neymar, transferimin e Griezmann, përforcime në mesfushë dhe në mbrojtje. Edhe Interi nga ana tjetër pritet të duket ndryshe sezonin e ardhshëm me ardhjen e Antonio Contes.

Conte dëshiron përforcime në vijën e sulmit, në mesfushë dhe në mbrojtje dhe në shënjestrën e Neroaxurëve për vijën e mesfushës janë Nicolo Barella dhe Stefano Sensi.

Sot e përditshmja italiana Corriere della Sera, ka lansuar një lajm bombastik duke bërë të ditur se Barcelona dhe Interi mund të shkëmbejnë yjet e tyre gjatë kësaj merkatoje.

Bëhet fjalë për një shkëmbim të mundshëm mes Arturo Vidal dhe Radja Nainggolan.

Conte ka punuar me Vidal gjatë kohës kur ishte trajner te Juventusi dhe ka shfaqur interesim për të bashkëpunuar përsëri me kilianin te Interi.

Vidal nuk shihet si titullar te Barcelona për sezonin e ardhshëm dhe mund të pranojë transferimin te Interi, ndërsa Nainggolan gjithashtu mund të jetë i interesuar për një transferim te Barcelona.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here