E kryer: Milinkovic Savic ka gjetur klubin e ri

Ylli i Lazios, Sergej Milinkovic Savic për të dytin vit rradhazi është në shënjestrën e gjigantëve europian dhe duket se këtë verë drama do të marrë fund.

Mediat italiane dhe ato franceze raportojnë se Savic ka arritur marrëveshje me PSG dhe se sëshpejti do të transferohet në Paris.

Mesfushori serb ishte dëshira më e madhe e Leonardos, i cili po punon për finalizimin e marrëveshje me Lazion.

Transferimi do të kushtojë 80 milionë euro, ndërsa Savic në Parkun e Princave do të nënshkruajë kontratë 4 vjeçare dhe do të përfitojë 8 milionë euro në sezon.

Savic u transferua te Lazio në vitin 2015 nga skuadra e Genk për 18 milionë euro, ndërsa është shpallur mesfushori më i mirë në Serie A dy sezonet e fundit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here