Milani rrëmben nga Bayerni yllin e Bundesligës, zbulohet plani i Rosonerëve

Nëse Torreira është objektivi kryesorë për vijën e mesfushës, Ozan Kabak është objektivi kryesorë i Milanit për mbrojtjen.

Siç raporton Tuttosport, drejtuesit e Milanit janë takuar me përfaqësuesit e Kabak.

Interesim për Kabak ka shfaqur edhe Bayerni i Munichut dhe Bavarezët janë të gatshëm për të nisur ankandin për mbrojtësin turk, mirëpo te Milani kanë përgatitur një plan për ta rrëmbyer 19-vjeçarin.

Rosonerët i kanë premtuar Kabak se do të luajë në formacionin e parë, gjë që te Bayerni nuk ia kanë ofruar. Milani është i gatshëm ta paguajë klauzolën e Kabak prej 15 miliona eurove.

Kabak pritet të zgjedh mes Milanit dhe Bayernit ditëve në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here