Dështon Pogba, Reali gati planin B

Menaxheri i Realit, Zinedine Zidane, po kërkon të shtojë fantazi në mesfushën e tij këtë verë dhe të kryesojë në sezonin e ardhshëm me qëllim të rivendosjes së ekipit të bardhë në majën e futbollit evropian.

Reali nuk e ka mbajtur sekret interesimin për Pogban, por do të kalojë në “planin B” dhe do të hyjë në bisedime me Van De Beek, raporton Marca.

E përditshmja spanjolle pohon se ndërsa fokusi i Reali është në Pogban, një marrëveshje për Van de Beek po punohet në rast se francezi nuk e kompleton kalimin në ‘Bernabeu’.

Van de Beek pati përformanca brialnte gjatë Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar dhe ishte pjesë e skuadrës që eliminoi Los Blancos nga gara.

Van de Beek ka luajtur 57 herë për klubin dhe kombëtaren sezonin e kaluar, duke ruajtur nivelet e larta të performancës, dhe pa pasur as edhe një lëndim të vogël, .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here