Juventus nis sulmin për yllin e Flamengos, zbulohet oferta

Kampionët e Italisë Juventus kanë shfaqur interesim serioz për yllin e Flamengos, Reinier.

Siç raportojnë mediat italiane, Juventusi ka dërguar një ofertë prej 15 miliona eurove, por Flamengo e ka refuzuar ofertën dhe ka kërkuar 35 milionë euro.

Reineri luan si mesfushor te Flamengo dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian, mes tyre edhe Juventusi.

Biankonerët kanë filluar bisedimet me Flamengon, por vështirë se transferimi do të realizohet këtë verë.

Reinier luan edhe me përfaqësuesen e Brazilit U21 ku ka regjistruar 19 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here