Kërkohet nga Juventusi, trajneri i ri merr vendimin për mesfushorin e Romës

Nikolo Zaniolo ishte një nga lojtarët më të spikatur të Romës, në sezonin që sapo u mbyll, dhe për këtë arsye ai tërhoqi vëmendjen e klubeve të mëdha.

Zaniolo u ble nga Roma vetëm një vit më parë nga Interi, kur u fut në marrëveshje për transferimin e Naingolan në Milano. Me kryeqytetasit ai zhvilloi 36 ndeshje në total, dhe arriti të shënojë 6 gola, gjithashtu ai kishte një sezon, me paraqitje shumë të mira, dhe na surprizoi të gjithëve.

Pas paraqitjeve të shkëlqyera, mesfushori 19-vjeçar tërhoqi vëmendjen e kampionëve të Italisë, Juventusit. Drejtuesit bardhezi e pëlqen shumë lojtarin, dhe e dëshironin në skuadrën e tyre, duke përgatitur edhe një ofertë për të. Por, sipas asaj që shkruan “Corriere della Sera”, italiani pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Romës, Foneska, dhe drejtuesit verdhekuq nuk dëshirojnë ta largojnë.

Tekniku portugez dëshiron që ai të jetë në qendër të projektit të tij, dhe së shpejti do t’i ofrohet një kontratë e re. Në kontratën e re do të përfshihet rinovimi deri në vitin 2024, dhe lojtari do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here