Manchester United ka gjetur pasuesin e Lukakut në La Liga

Manchester United thuhet se është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit, prej 35.9 milionë stërlinash, për sulmuesin e Sevilla, Wissam Ben Yedder.

Sipas “France Football”, Manchester United e ka identifikuar 28-vjeçarin si zëvendësues të Romelu Lukaku, nëse belgu e lë “Old Trafford” këtë verë.

Ben Yedder ishte në formë mbresëlënëse për andaluzianët në sezonin e fundit, duke shënuar 30 gola dhe dhënë 11 asiste në 54 ndeshje, në të gjitha garat, për skuadrën që e mbylli në vendin e gjashtë të La Liga-s.

Ole Gunnar Solskjaer thuhet se është një tifoz i francezit dhe mendon se mund të jetë i aftë për mbushur boshllëkun e krijuar nga largimi i mundshëm i Lukakut. Ai ka ende dy vite kontratë me Sevilla, ndërkohë që u bashkua me skuadrën spanjolle nga Toulouse, për 9 milionë euro, në vitin 2016. Megjithatë, e ka bërë të qartë se është i interesuar të luajë në nivelin më të lartë të futbollit europian:

 “Unë ëndërroj të luaj në nivelin më të lartë, në klubet më të mëdha në botë dhe të jem pranë lojtarëve të klasit botëror, – tha Ben Yedder më pare, këtë muaj, për “ABC Sevilla”. – Dua të shoh se sa larg mund të shkoj dhe është koha e duhur për t’u larguar. Nuk mund të jem mosmirënjohës ndaj klubit, pavarësisht nga vendimi përfundimtar. Do të jem mire edhe nëse qëndroj këtu, nuk jam i shqetësuar për të ardhmen time. Do të jetë Sevilla, ajo që do të vendosë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here