Plani i Real Madrid për të nënshkruar me Mbappe

‘Los Blancos’ nuk duan të hyjnë në një betejë me Paris Saint-Germain dhe janë duke pritur momentin kur mund të vijnë rrethana më të favorshme.

Nasser Al-Khelaifi ka thënë se Mbappe nuk do të largohet nga ‘Parc des Princes’ gjatë kësaj vere dhe lojtari nuk ka thënë asgjë tjetër për të ardhmen e tij përveç komenteve ku kërkoi më shumë përgjegjësi dhe u shpreh i hapur ndaj sfidave të reja.

Është thjesht e pamundur të nënshkruhet me 20-vjeçarin përpara fillimit të sezonit 2019/20.

Është e vërtetë se situata në Paris ka ndryshuar krahasuar me disa muaj më parë, pasi ka tension të shtuar, por bordi i Real Madrid duan të shmangin çdo hap të keq që mund të rrezikojë ndjekjen afatgjate të francezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here