Zidane e largon në huazim Viniciusin?

Menaxheri i Realit ka dyshime mbi 18-vjeçarin, ndërsa hierarkia në ‘Santiago Bernabeu’ është e bindur se braziliani do të jetë i rëndësishëm për ekipin këtë sezon, sipas Sun.

Dhe kjo do të thotë se mes diskutimeve të vazhdueshme, Vinicius do të mund të lirohet në huazim për sezonin 2019/20.

Skuadrat nga La Liga si Rayo Vallecano, Valladolid, Real Betis, Real Sociedad, Leganes, Girona dhe Espanyol janë gati për një lëvizje.

Ka interes edhe nga vende të tjera në Evropë, ku Nantes dhe Udinese janë dy ekipet që po monitorojnë situatën e tij.

Dyshime ka, por gjithçka do të vendoset pasi Vinicius të kthehet nga lëndimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here