Antonio Conte jep efektin, shifra të “çmendura” nga tifozët e Interit

Pas ardhjes së Antonio Kontes tek Interi, entuziazmi është rritur në maksimum tek tifozët zikaltër.

Sipas asaj që bën me dije, faqja zyrtare e Interit, janë shitur të gjitha abonimet sezonale për sezonin 2019-2020. Klubi zikaltër kishte vënë në dispozicion të tifozëve, plot 40.000 bileta, dhe ato janë shitur të gjitha, brenda pak ditëve. Klubi zikaltër gjithashtu informon tifozët e saj se, pasi u mbaruan biletat për këtë sezon ata kanë nxjerrë në shitje abonimet sezonale për sezonin 2020-2021.65490357_10156555035473865_8742310638568603648_n

Mesa duket, tek tifozët është rikthyer entuziazmi pas ardhjes së një trajneri si Konte, por edhe për emrat që Interi po kërkon në merkato. Pasi mbyllën sezonin me një mesatare prej gati 60.000 tifozë për ndeshje, të cilët ishin të parët për nga numri i tifozëve në Itali, ky vit pritet të ketë një numër më të madh tifozësh në stadium, për zikaltërit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here