Kroos: Largimi i CR7 nga Reali i kënaqi të gjithë

Është tani mesfushori Toni Kroos, që ka folur për largimin e Ronaldos, duke thënë se ky vendim ka kënaqur të gjitha palët te Rael Madrid.

Sipas Kroos, largimin nga Real Madrid e ka kërkuar edhe vetë Ronaldo.

“Është e pamundur të mohosh faktin që mungesa e Ronaldos u ndje, pasi është njëri që ka shënuar shumë gola me fanellën e Realit, por ishte një operacion që i kënaqi të gjithë palët”, ka deklaruar Kroos.

“Ronaldo kërkonte një aventurë të re, në moshën 34-vjeçare, ndërsa nga ana tjetër klubi fitoi shumë para”, ka shtuar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here