Reali dëshiron van de Beek, Ajax i vendos çmimin

Për Realin sezoni i kaluar ishte një dështim i madh dhe Florentino Perez ka vendosur që ta hap thesarin për merakton e verës.

Mbretërit janë mjaftë aktiv në merkaton e verës dhe deri më tani kanë prezantuar 5 përforcime dhe kanë shpenzuar 300 milionë euro.

Megjithatë merkatoja nuk ka marrë fund dhe Zidane ka kërkuar një përforcim në mesfushë. Dëshira më e madhe e Zidane është ylli i Manchester United Paul Pogba.

Francezi ka bërë të ditur se dëshiron sfida të reja, mirëpo problemi qëndron te çmimi i tij i lartë. Manchester United për lirimin e Pogba ka kërkuar 150 milionë euro.

Reali mund të përballet me Fair Playn Financiarë dhe plani B është Donny van de Beek.

Marca raporton se Reali do të hidhet në sulm për mesfushorin e Ajax. Van de Beek shkëlqeu me Ajaxin sezonin e kaluar dhe interesim për të kanë shfaqur disa gjigantë europian.

Zidane e konsideron 22-vjeçarin si përforcimin ideal për vijën e mesfushës dhe Reali për shërbimet e tij do të duhet të paguajë rreth 60 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here