United nuk ka të ndalur, Djajtë e Kuq transferojnë yllin portugez

Manchester United ka filluar të punojë për sezonin e ardhshëm dhe pas transferimit të Aron Bissakas, Djajtë e Kuq janë hedhur në sulm për yllin portugez, Bruno Fernandes.

Djajtë e Kuq pritet të takohen me agjentin e Fernandes të mërkurën në Londër për ta mbyllur marrëveshjen. United për transferimin e portugezit do të duhet të paguajë 80 milionë euro.

Solskjaer ka kërkuar me çdo kusht transferimin e Fernandes në Old Trafford, pas paraqitjeve të shkëlqyeshme të portugezit në Ligën e Kombeve dhe me Sportingun e Lisbonës.

Edhe pse mesfushor, Fernandes ka shënuar 32 gola sezonin e kaluar dhe ka regjistruar 18 asistime.

Djajtë e Kuq janë të gatshëm të shpenzojnë shifra stratosferike për transferimin e lojtarëve të rinj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here