Zyrtare: Interi shet Pinamontin te Genoa, ja sa para arkëtuan Neroaxurët

Genoa ka arritur marrëveshjen me Inter për blerjen 18 milionë euro të sulmuesit Andrea Pinamonti. 

Mes dy klubeve ka një marrëveshje xhentëlmenësh për një rikthim të mundshëm në të ardhmen të Pinamontit.

Vizitat mjekësore do të zhvillohen ditën e shtunë, prandaj është rezervuar një fluturim privat nga Santorini, aty ku lojtari po kalon pushimet, në Genoa.

Lojtari pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare me 1 milionë euro në sezon. 20-vjeçari kaloi sezonin e kaluar te Frosinone i huazuar duke shënuar 5 gola në 27 ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here