Zyrtare: PUMA dhe La Liga prezantojnë topin për sezonin e ri

Pas marrëveshjes afatgjate mes PUMA-s dhe La Liga-s, ku kompania sportive u kthye në sponsorin zyrtar, PUMA ka prezantuar topin zyrtar për sezonin 2019/20 ditën e enjte, i cili do të përdoret për ndeshjet e La Liga Santander dhe LaLiga 1/2/3.

La Liga është argëtim i pastër, është pasion, është një spektakël madhështor, është shumë më tepër se futboll.

Kështu që PUMA ka dashur të nderojë pasionin e spanjollëve duke prezantuar një dizajn të ri që inkorporon teknologjinë që është zhvilluar ekluzivisht për firmën sportive me një kombinim të mrekullueshëm të ngjyrave të cilat do të bëhen pjesë e historisë.

Për të prezantuar topin e ri, janë përdorur yjet e kampionatit spanjoll si Luis Suarez, Umtiti apo Griezmann ndër të tjerë, të cilët bëjnë një kërcim të marrë nga loja e mirënjohur Fortnite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here