Bayerni nuk heq dorë nga Odoi, zbulohet oferta e rradhës

Bayern Mynih nuk heq dorë nga mesfushori 18-vjeçar anglez Callum Hudson-Odoi, për të cilin ka kontaktuar sërish skuadrën e Chelsea.

Mediat angleze (SKY) konfirmojnë se bavarezët kanë zyrtarizuar ofertën e katërt për talentin e “blues”.

Këtë herë oferta ka qenë më e lartë dhe kapte shifrën e 25 milionë eurove. Gjithsesi, përgjigjja që ka ardhur nga Londra ka qenë e njëjtë me atë të 3 kërkesave të para: Jo faleminderit. Lojtari është aktualisht i dëmtuar, por ai shpreson të jetë gati në shtator, kur të nisë sezoni i ri.

Edhe një herë “blues” kanë konfirmuar se nuk do ta shesin talentin e tyre. Hudson-Odoi ka luajtur shumë pak sezonin e fundit (10 ndeshje në Premier) nën urdhërat e trajnerit Sarri, por situata pritet të jetë ndryshe sezonin e ri, me trajneri e ri.

Sipas Chelsea, kostoja e lojtarit është të paktën 35 milionë euro. Kontrata e Hudson-Odoi me “blues” skadon verën e vitit 2020 dhe Chelsea synon ta rinovojë atë.

Gjithsesi, në rast se deri në janarin e 2020-ës situata nuk ndryshon, atëherë mesfushori mund të nënshkruajë një para-kontratë me Bayern, për ta marrë lojtarin verën e ardhshme me koston zero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here