Buffon kthehet në Juventus, detajet e kontratës njëvjeçare

Gianluigi Buffon sërish në Juventus.

Një mundësi që pak kush e kishte menduar po bëhet realitet. Ish kapiteni i Bianconerëve do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me skuadrën kampione nga Serie A.

Romeo Agresti nga “Goal Italia” ka konfirmuar se palët kanë arritur marrëveshje për rikthimin e portierit në Torino.

Buffon do të nënshkruajë për një sezon me Juventusin dhe do të përfitojë rreth 1.5 milionë euro, plus bonuset.

Ai pritet të luajë rolin e rezervistit të portierit Wojciech Szczesny.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here