Higuain kthehet në Serie A, huazohet te rivali i Juventusit?

Gonzalo Higuain është i gatshëm të rikthehet në Serie A.

Ylli argjentinas është futbollist në kontratë me Juventusin i rikthyer në Torino nga periudha e huazimit të pasuksesshëm në Chelsea.

Por, ai nuk ka vend në ekipin e trajnerit Maurizio Sarri, ku gjendet i bllokuar nga prezenca e Cristiano Ronaldos.

Megjithatë, “Goal Italia” raporton se Higuain mund të kalojë te një skuadër tjetër në Serie A.

Roma ka shfaqur interesim për transferimin e Higuain duke ofruar 12 milionë euro për huazimin njëvjeçar të tij nga Juventus.

Ai te Roma mund ta zë vendin e Edin Dzekos i cili pritet të nënshkruajë me Interin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here