E bujshme/ Bonucci larg Juventusit, PSG-ja ka nisur kontaktet

Matijs De Ligt është vetëm një firmë larg Juventusit dhe hapësirat për Bonuçin në mbrojtjen e “Zonjës” do të ngushtohen, kjo pasi holandezi do të jetë një titullar i pazëvendësueshëm.

Gjithashtu Kielini vështirë të lihet në stol, kështu që Bonuçi do të jetë mbrojtësi, që mund të mbetet në stol.

Siç raporton “Sport Mediaset”, italiani kërkohet nga PSG-ja dhe mund shitet në Francë, për të shmangur një sezon si zëvendësues. Kontaktet e para mes Leonardos dhe Juves kanë nisur, kështu që nuk do të jetë çudi një largim tjetër i Bonuçit nga Juventusi.

Kujtojmë që 32-vjeçari u largua para dy sezonesh te Milani dhe brenda vitit u rikthye te Juventusi. Largimet janë bërë “ves” për italianin, i cili mund të lërë Torinon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here