Lampard shpallet mesfushori më i mirë i të gjitha kohrave në Premier League, mposht Scholes dhe Gerrard

Frank Lampard ka mposhtur në garë shokët e tij si Paul Scholes dhe Steven Gerrard që të emërohen si mesfushor më i mirë sulmues në historinë e Ligës Premier.

Emri i Lampardit shpeshherë ka qenë pjesë e debati së bashku me legjenda tjera si Scholes dhe Gerrard se cili ishte më i mirë.

Tani, një listë e një mediumi angleze e ka cilësuar ish-lojtarin e Chelseat si më të mirin, duke e lënë përpara bashkëkombësve të tij dhe përpara të gjithë të tjerëve.

Sipas talkSPORT, ‘Lamps’ është lojtari më i mirë ndonjëherë në Ligën Premier në pozicionin e tij.

Pas tij, vjen Scholes, David Silva dhe Gerrard , ndërsa në ‘top 10’ vend gjejnë edhe lojtari si Cesc Fabregas, Yaya Toure dhe Luka Modric.

1.Frank Lampard – 177 gola, 102 asistime

2.Paul Scholes – 107 gola dhe 55 asistime

3.David Silva – 54 gola dhe 83 asistime

4.Steven Gerrard – 120 gola dhe 92 asistime

5.Cesc Fabregas – 50 gola dhe 111 asistime

6.Kevin De Bruyne – 23 gola dhe 46 asistime

7.Yaya Toure – 62 gola dhe 32 asistime

8.Juan Mata – 50 gola dhe 51 asistime

9.Santi Cazorla – 25 gola dhe 35 asistime

10.Luka Modric – 13 gola dhe 15 asistime

Lampard u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Chelseat kur ishte në Stamford Bridge, përpara se të transferohej në Manchester City dhe është i katërti në listën e të gjitha kohërave në Ligën Premier.

Vetëm Alan Shearer, Wayne Rooney dhe Andreë Cole kanë më shumë gola se ai tani dhe mesfushori më i afërt është Gerrard, me 57 gola prapa tij.

Chelsea i lejoi ish-menaxherit Maurizio Sarri të shkojë në Juventus pas vetëm një viti në Angli, ndërsa tani pritet që Lampard të vijë nga Derby Country.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here