Leclerc siguron pole position në çmimin e madh të Austrisë

Charles Leclerc ka rikthyer entuziazmin në skuadrën e Ferrarit, pasi arriti të vendosë kohën më të shpejtë në provat zyrtare, duke siguruar kështu nisjen i pari në Çmimin e Madh të Austrisë.

Piloti nga Monaco arriti të regjistrojë një kohë rekord në pistën e Spielbergut, duke lënë pas vetes kampionin në fuqi të botës, Lewis Hamilton, ndërsa i treti do të niset piloti i Red Bull, Max Verstappen.

Vetëm vendi i 9 për pilotin tjetër të Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili u “la në baltë” nga njëvendëshja e tij për shkak të një problemi në motor dhe nuk arriti të tentojë për një kohë më të mirë.

Ky është “pole position” i dytë për Ferrarin në këtë sezon, pas atij në Bahrein, ku sërish i pari u nis Leclerc dhe francezi ishte shumë pranë fitores, por nuk ia doli për një problem në motor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here