Mustafi drejt largimit nga Arsenali, zbulohet skuadra e tij e re

Tifozët e Arsenalit mund të gëzohen, pasi mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi do të lërë Anglinë.

Kampioni i botës do të largohet nga Premier League dhe do të vazhdojë karrierën në Turqi.

Fenerbahçe kërkon në formë huazimi 1-vjeçar lojtarin e Arsenalit. Trajneri Unai Emery nuk ka më besim te mbrojtësi shtatlartë.

Turqit duan të kenë një lojtar me eksperiencë dhe Mustafi, pavarësisht sezonit jo të mirë që ka kaluar ka shumë eksperiencë. Fenerbahçe kanë të drejtë ta blejnë në fund të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here