Punë e kryer: Kjo do të jetë skuadra e re e Rabiot

PSG's Adrien Rabiot during the UEFA Champions League Quarter-Final football match, First leg, Paris Saint-Germain vs Manchester City at Parc des Princes stadium in Paris, France on April 6, 2016. The match ended in a 2-2 draw. Photo by Henri Szwarc/ABACAPRESS.COM

Saga për të ardhmen e mesfushorit francez do të marrë fund shumë shpejtë.

Juventus ka arritur marrëveshje me mesfushorin francez, Adrien Rabiot, për të nënshkruar një kontratë pesë vjeçare, shkruan Goal.com.

I disponueshëm për një transferim të lirë pasi refuzoi një kontratë të re nga PSG, Rabiot do të nënshkruajë për pesë sezone me Juventusin, ku do të fitojë deri në 7 milionë euro në sezon.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka udhëtuar të premten drejt Parisit, për të mbyllur marrëveshjen.

Një konfirmim zyrtar i marrëveshjes mund të shpallet që në orët e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here